policia e kosoves

Policia e Kosovës nënkampion në garën e futsallit në Spanjë

Policia e Kosovës ka arritur sukses në garën ndërkombëtare të futsallit “Copa Del Mare Tournament” ku edhe janë shpallur nënkampion.

Policia e Kosovë përmes një njoftimi për media ka treguar se gara është mbajtur nga data 6 deri 11 maj të këtij viti në Almeria të Spanjës.

”Në turneun ‘Copa Del Mare Tournament’, të zhvilluar në Almeria të Spanjës, nga data 6 maj deri më 11 maj 2024, ku kanë marrë pjesë 15 shtete me 38 ekipe, ekipi i futsallit i PK-së, ka zhvilluar nëntë ndeshje, prej tyre ka fituar tetë ndeshje, kurse finalen a ka humbur pas ekzekutimit të penaltive”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në turneun ‘’Copa Del Mare Tournament”, të zhvilluar në Almeria të Spanjës, nga data 6 maj deri më 11 maj 2024, ku kanë marrë pjesë 15 shtete me 38 ekipe, ekipi i futsallit i PK-së, ka zhvilluar nëntë ndeshje, prej tyre ka fituar tetë ndeshje, kurse finalen a ka humbur pas ekzekutimit të penaltive.

Lojërat e zhvilluara nga ekipi ynë dhe rezultatet:

Dita 1:

Policia e Kosovës – Lier (Belgjikë) 2:0

Policia e Kosovës – Perth (Skoci) 1:0

Policia e Kosovës – Tigers (Romani) 2:0

Policia e Kosovës – Unidas (Francë) 2:0

Policia e Kosovës- Bogota (Kolumbi) 7:0

Policia e Kosovës- IPA 1/Ias (Rumani) 3:2

Dita 2:

Policia e Kosovës – SCPM SUD (Francë) , 2:0

Policia e Kosovës – Moldova Police (Moldova) 2:0

Dita 3:

Gjysmëfinale Policia e Kosovës – Vaslui (Romani) 2:0

Finale Policia e Kosovës – Policia Perth PAC (Skoci) 1:1 (me penallti 1:3)