Polici gjerman i cili u sulmua me thikë në qytetin e Mannheimit nga një kriminel islamist afgan, vdiq sot pasdite nga plagët e rënda.

Mjekët luftuan nga e premtja për jetën e tij, por pa sukses. Ai ishte vetëm 29-vjeçar.

Me vdekjen e tij vdes edhe një copë e sigurisë publike në Gjermani.

Politikanët gjermanë janë shprehur të tronditur nga ky krim i llahtarshëm, i cili nuk është i vetmi i viteve të fundit që kryhet nga fanatikët islamistë.

Urrejtja e këtyre fanatikëve kundër vlerave perëndimore, kundër lirisë së fjalës, kundër barazisë gjinore nuk është risi. Hordhi djemsh të rinj, të rritur në “kultura” mesjetare, të bindur se “nderin” apo dogmat fetare duhet t’i mbrojnë me thikë e armë të tjera, prej vitesh paraqesin një problem tejet të madh për shoqëritë perëndimore.

Në disa qytete (si në Malmö të Suedisë) gjendja e sigurisë është më e keqe se në Bagdad. Këtë e tregoi një anketë para disa ditësh.

Në Holandë kriminelë marokenë janë të gatshëm të vrasin një njeri për 2000 euro.