Policia e Kosovës

Policia e Kosovës konfiskon armë e municion në Zveçan

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Zveçan.

Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, në rastin e parë një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

” Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportorin e policisë.

Ndërsa në rastin e dytë gjatë kontrollit të shtëpisë së të një dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

“Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.