Policia e Kosovës ka intervenuar sonte në Rahovec, respektivisht në Palestrën e Sporteve, duke i arrestuar disa tifozë të klubit basketbollistik “Ylli”.
Të paktën kështu është bërë e ditur nga tifozët e Yllit, “Xhebrailat” nga Suhareka.
“Xhebrailat” kanë postu edhe fotografi të tifozët për të cilët thonë se u rrahën nga policia, transmeton Ballkani.info.
Kjo ka ndodhur derisa në Rahovec po zhvillohet “Finale 8” i basketbollit kosovar, respektivisht ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Yllit dhe Prishtinës.

“Gjendja e Xhebsave nga nderhyrja e policise se Rahovecit. Liri per disa antar tonë, transat nuk munen mi marr…”, thuhet në llogarinë e tifozëve nga Suhareka. /Ballkani.info/







