Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në këtë parcelë kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë, dhe ky vendim ka bërë të reagojë edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe Lista Serbe, shkruan Ballkani.info.
Lista Srpska (SL) njoftoi sot se do të kërkojë një takim urgjent me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha ambasadorët e Quint-it dhe të Bashkimit Evropian, për shkak të vendimit të komunës së Mitrovicës Veriore, e cila ndau një parcelë prej 27,400 metrash katrorë nga ish remonti Ushtarak për Policinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
“Nga vendet e Quint-it dhe Bashkimi Evropian, SL do të kërkojë një reagim të menjëhershëm ndaj synimit të Prishtinës për të shkaktuar tensione të reja dhe kërcënuar paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Në këtë kohë të paligjshmërisë dhe dhunës klasike institucionale bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë urgjentisht dhe të pengojnë Kurtin të sjellë njësi parapolicore që nuk kanë bazë ligjore për prania në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e SL-së.

Në deklaratë po ashtu theksohet se vendimi është i kundërligjshëm dhe kundër interesave të qytetarëve dhe se është marrë pa konsultim dhe diskutim publik në të cilin do të marrin pjesë qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës. /Ballkani.info/
BONUS VIDEO: Maqedonci: FSK-ja e gatshme ta mbrojë sovranitetin, për armatim i harxhuan 239 milionë euro







