Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka publikuar në Instagram një video duke u stërvitur në shtëpinë e tij në atë që e ka quajtur “Karantina PP Arena”.

Së bashku me Pogba shihet edhe shoku i skuadrws Victor Liendelof, ndërkohë gjëja që bie më shumë në sy është fanella e veshur, e cila i përket bashkëkombësit të tij Blaise Matuidi, mesfushori Juventusit.Fanella s’ka të bëjë fare me të ardhmen e Pol Pogba, kaq shumë i lidhur me një rikthim te “Zonja e Vjetër”, por është veshur vetëm për të treguar mbështetje ndaj futbollistëve që vuajnë nga koronavirusi (Matuidi rezultoi pozitiv një ditë më parë), sqaron francezi.

“Ju prezantoj fushën time të re të stërvitjes. Ajo quhet ‘Karantina PP Arena’, e cila është e hapur 24 orë në ditë. Po kënaqem duke punuar me vëllain tim Victor Liendlof.

Jemi këtu për të mbështetur shokët tanë Matuidi dhe Ekdal, si dhe të gjithë atletët apo njerëzit e tjerë kudo në botë. Bëhuni të fortë dhe qëndroni në shtëpi të sigurte,” deklaroi Pogba.