Mbetjet e një trupi të pajetë janë gjetur gjatë gërmimve tek tjegullorja në Podujevë. Trupi dyshohet se është vrarë nga forcat serbe dhe ishte i zhdukur gjatë luftës.

Drejtori i Shoqatës për të Pagjeturit “Perkor”, Latif Mehmeti e ka konfirmuar për Ballkani.info se kanë nisur gërmimet pasi dyshohet se gjenden disa trupa që janë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mehmeti ka thënë për Ballkani.info se dyshohet për disa trupa, por nuk mund të jap detaje, rreth numrit të saktë, derisa të përfundojnë gërmimet. /Ballkani.info/

Ballkani.info ka raportuar gjatë ditës së enjte se te tjegullorja në komunën e Podujevës, të enjten, kanë nisur gërmimet për dyshimet për një varrezë me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.