Te tjegullorja në komunën e Podujevës, të enjten, kanë nisur gërmimet për dyshimet për një varrezë me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Drejtori i Shoqatës për të Pagjeturit “Perkor”, Latif Mehmeti e ka konfirmuar për Ballkani.info se kanë nisur gërmimet pasi dyshohet se gjenden disa trupa që janë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mehmeti ka thënë për Ballkani.info se dyshohet për disa trupa, por nuk mund të jap detaje, rreth numrit të saktë, derisa të përfundojnë gërmimet. /Ballkani.info/








