Pochettino i vetëdijshëm se Tottenhamin e presin thirrjet raciste në Beograd

Pochettino frikësohet se në Serbi, kur Tottenhami të përballet me Crvena Zvezdën, tifozët serbë do të bëjnë thirrje raciste.

Në vitin 2012, mbrojtësi i majtë i Tottenhamit, Danny Rose, ishte subjekt i abuzimit nga tifozët serbë në ndeshjen Serbi – Angli.

Para ndeshjes në Champions League mes Tottenhamit dhe Crvena Zvezdës, ka folur trajneri Mauricio Pochettino.

Ai ka thënë se janë duke u përgatitur për situatë të tillë sërish, sipas të cilit – ‘nëse do të ketë në Beograd’.

“Natyrisht se do të flasim për këtë”, u shpreh Pochettino kur u pyet për atë që kishte ndodhur në Beograd në vitin 2012.

“Por më e rëndësishmja është që të mos i bëjmë publicitet sot sepse kur njerëzit nisin të flasin, i inkurajoni për të bërë diçka të tillë”.

“Duhet të shkojmë atje me mendimin se s’do të ndodhë asgjë. Kemi besim në UEFA-n. S’mund të shkojmë atje dhe të mendojmë. ‘Oh, diçka do të ndodhë”.

“Do të sigurohemi që të menaxhojmë situatën në mënyrën më të mirë nëse ndodh sërish, siç i kishte ndodhur Anglisë”.

“Por, jam person që gjithmonë besoj se njerëzit mund të mësojnë dhe përmirësohen”.

loading…