Ajaxi mbetet ekipi më befasues i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, me holandezët që mbështeten kryesisht në lojtarët e rinj.

Pas fitoreve të jashtëzakonshme ndaj Real Madridit dhe Juventusit, Ajaxi shënoi edhe një triumft të madh ndaj Tottenhamit si mysafir.

Por ylli i kësaj skuadre, Hakim Ziyech ka një kaluzolë qesharake për t’u larguar.

Ziyech ka mahnitur këtë sezon, duke asistuar 21 herë dhe ka shënuar plotë 20 gola.

26-vjeçari impresionoi edhe njëherë mbrëmë ndaj ‘Spurs’, por mbetet befasuese klauzola e lirimit të tij.

Marokieni mund të largohet nga Ajaxi për shumën e 25 milionë funteve.

Në 130 paraqitje me ekipin holandez, ai është përfshirë në 100 gola të skuadrës, 49 gola dhe 51 asiste.