Kanë përfunduar pjesët e parë në dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi është duke avancuar 2:0 në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Muhamet Hyseni realizoi nga penalltia në minutën e nëntë të ndeshjes.

E për penalltinë e shkaktuar, Besir Iseni u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi luajti me dorë në zonë të rreptësisë.

Në minutat shtesë, Ergyn Ahmeti realizoi një gol të bukur për të dyfishuar epërsinë e llapjanëve.

Malisheva është duke avancuar 2:0 ndaj Fushë Kosovës. Rilind Haziraj dhe Altin Aliu shënuan golat e vendasve.