Munich

Pezullohen rreth 320 fluturime në Munich, shkak reshjet e shumta të borës

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë, atë të Munichut janë pezulluar për së paku deri në mesditë si shkak i reshjeve të mëdha të borës.

Përveç transportit ajror, në kryeqytetin bavarez është pezulluar edhe transporti publik, pasi reshjet e mëdha të borës nisën të premten mbrëma e vazhduan edhe të shtunën.

Nga 760 fluturime të planifikuara të shtunën në aeroportin e Munichut, rreth 320 prej tyre janë anuluar, teksa ekipet atje po përpiqen që të mbajnë të paktën një pistë në funksion, shkruan DW.

Sipas shërbimit të motit të Gjermanisë, në Bavari pritet që sasia e borës të shkojë deri në 30-40 centimetra, ndërsa një zëdhënës i aeroportit tha se po presin më shumë vonesa në fluturime.