Petrit Mazreku ka folur edhe për meçin e tij kundër djalit të kriminelit serb, Arkanit, Velko Razhnjatoviq
Ai ka thënë, në Frontal te Televizionin T7, se e ka prit me kënaqësi ftesën e tij dhe se ai ka punuar shumë që ai ta mund atë.
“E pres më shumë kënaqësi. Kur e kam marrë atë ftesë me u rreh me të, e kam prit me kënaqësi”, ka thënë ai.
Sipas tij, ai do të luftojë për fitore.
“Unë shkoj nga vetja. Jam nga fshati Sllup i Deçanit që ka 10 dëshmorë dhe disa të zhdukur të vrarë. Unë kur të hy dhe për këtë meç do të hy 200 për qind. Aq shumë kam me u përgatit saqë nuk do të lë asgjë mangut. Ia kam dhënë besën të gjithë atyre në Deçan që nuk kam me i korit”.
Ai ka fol edhe për takimin me Ramush Haradinaj derisa ka folur edhe për tatuazhet e tij me Skenderbeun, por edhe me shqiponjën.







