Francis Ngannou

Pësoi humbje të diskutueshme nga Fury, vjen lajmi i vitit për Ngannoun

Francis Ngannou do të renditet në top 10 nga WBC pas humbjes me vendim të diskutueshëm ndaj kampionit të peshave të rënda, Tyson Fury.

Ish-kampioni i UFC-së bëri një paraqitje mahnitëse në debutimin e tij në boks kundër britanikut, kur dyshja u ndeshën në Arabinë Saudite të shtunën mbrëma.

Kamerunasi ishte parashikuar një kundërshtar i dobët për Gypsy King dhe se do të mposhtej me lehtësi, por ndodhi e kundërta.

Titulli i Furyt në peshën e rëndë WBC nuk ishte në linjë, por lufta vazhdoi në rekordet profesionale të të dyve. Trajneri i MMA i Ngannou, Dewey Cooper, zbuloi pas përleshjes se Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC, i tha atij se legjenda e sporteve marciale mikse do të renditet mbi boksierët si Filip Hrgovic dhe Daniel Dubois.

“Absolutisht”, i tha Cooper, MMA Junkie kur u pyet nëse Ngannou mund të luftonte më pas me Deontay Wilder dhe Anthony Joshuan. “Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC tha se do ta renditë atë në dhjetëshen e parë, sepse ai është më i mirë se shumica e në dhjetëshen e parë. Ai tha këtë në ring, kështu që absolutisht do ta shihni përsëri”.

Ngannou pritet të kthehet në MMA vitin e ardhshëm për debutimin e tij në PFL, por tani ka një numër ndeshjesh emocionuese për të bërë për të në rrethin katror.

Cooper ishte i zhgënjyer për rezultatin, por premtoi se Ngannou do të kthehet në ring edhe më i mirë pas debutimit të tij jashtëzakonisht mbresëlënës.