Zubin Potok

Persona të panjohur ia djegin pronarit kamionin para shtëpisë në Zubin Potok

Disa persona të panjohur kanë djegur një kamion të parkuar para shtëpisë së pronarit në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë kosovar ka raportuar se incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

“Zubin Potok 13.05.2024-02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person/a të panjohur gjatë natës i kishin djegur kamionin të cilin e kishte te parkuar në pronën afër shtëpisë së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.