Përmbysje magjike, City kthen rezultatin me 10 lojtarë (VIDEO)

Manchester City ka përmbysur gjithçka në pesë minutat e fundit të kohës së rregull duke mposhtur Schalke 04 me rezultatin 3-2 në Veltins Arena.

Ishin Qytetarët ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Sergio Aguero-s, por vendasit kundërpërgjigjen me dy penallti brenda 10 minutave duke përmbysur gjithçka që në pjesën e parë.

Pas pushimit, City vazhdon të vuajë dhe gjithçka vështirësohet kur Nicolas Otamendi largohet ga fusha me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, anglezët gjejnë forcë në fund të takimit pas futjes në fushë të Leroy Sane.

Ishte ai që barazoi ndaj ish-skuadrës së tij përpara se Raheem Sterling të shënonte golin e fitores.

City vuan, por në fund arrin të marrë një rezultat pozitiv, megjithëse çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.