Një artikull i gazetës spanjolle “Marca” pretendoi se Bayerni është i gatshëm të aktivizojë klauzolën prej 80 milionë eurove të mbrojtësit francez, Lucas Hernandez, ofertë kjo që është refuzuar nga Atletico Madridi.

Lucas Hernandez këtë qershor pati nënshkruar kontratë të re me “Los Colchoneros” deri në vitin 2024, kurse presideniti i klubit, Enrico Cerezo insistoi se 22 vjeçari nuk synon të largohet, teksa shtoi se nuk ka njohuri për ndonjë ofertë nga Bayerni.

“Aktualisht Lucas Hernandez është një lojtar i Atletico Madridit dhe ai dëshiron të vazhdojë me ne. Nuk di asgjë për ndonjë ofertë apo pagesë të klauzolës. Ne po ndërtojmë një top skaudër dhe nuk jemi të interesuar t’i shesim lojtarët më të mirë”, tha Cerezo.

“Marca” shkruan se bavarezët dëshirojnë të paguajnë klauzolën që nga janari i vitit të ardhshëm, ndërsa te kampionët e Gjermanisë, Hernandez do të rivalizonte për një pozitë startuesi me David Alaban dhe Nicklas Sulen në krahun e majtë të mbrojtjes.