Përfundon ndeshja Gjilani-Besa, ky është goli që i mban gjilanasit edhe një vit në Superligë (VIDEO)

Gjilani është skuadra e parë që ka siguruar mbijetesën në Superligë, të shtunën mësohet edhe skuadra e tjetër që do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm, kur të përballen Trepça ’89 me Vllaznimin.

Gjilani do të vazhdojë të qëndrojë në Superligë, pasi në barazh ka arritur ta mposhtë Besën në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Gjilani arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0, për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Keita Razak, i cili realizoi për 1-0, me parabol pas asistimit të Lopezit në minutën e 24’.

Goli i fitores: