Përfundon më në fund votimi në Kuvendin e tensionuar të FFK-së, këto janë vendimet në Kuvend

Sot janë janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitet Ekzekutiv, në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv i FFK-së për mandat 4-vjeçar.

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku arsyeja e këtij kuvendi kishte të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Kuvendi ishte paraparë që të kishte karakter zgjedhor për anëtarëte Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate.

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte konvokuar si Kuvend Zgjedhor ku duhet të zgjedheshin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate për periudhën katër vjeçare 2020 – 2024.

Propozimi që “bllokoi” gjithçka ishte kur Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tentoi të kërkojë votëbesim nga anëtarët e Kuvendit, duke dashur “ta unifikojë mandatin e tij me atë të Komitetit Ekzekutiv”.

Ademi dhe zyrtarët e FFK-së kanë bërë interpretimin se zgjedhja e tij është bërë më 2018 dhe mandatin e ka për 4 vjet, deri më 2022, dhe jo sipas ciklit 2016 – 2020.

Ademi në fjalën e tij sqaroi se mandati i tij është deri në vitin 2022, meqë në këtë post është zgjedhur në vitin 2018.

Kjo bëri që Kuvendi të “bllokohej” për gati 20 minuta, ku askush nuk e mori fjalën dhe nuk kishte as debat, por reagime të zëshme dhe debat të çuditshëm, raporton Insporti nga vendi i ngjarjes.

Sidoqoftë, Ademi kërkoi votëbesim nga Kuvendi, me qëllim që të nifikojë mandatin e tij me atë të të Komitetit Ekzekutiv.

Ademi madje e vendosi në votim këtë kërkesë të tij, mirëpo, kjo kërkesë hasi në reagime të ashpra të disa anëtarëve të Kuvendit dhe disa nga kryetarët e klubeve edhe e braktisën kuvendin tërësisht.

Arsim Kabashi i Ballkanit, Abedin Zeka i Trepçës’89 dhe posaçërisht Tahir Batatina i Llapit ishin ndër ata që reaguan ndaj këtij vendimi duke e quajtur të parregullt dhe anti statutar.

Batatina përmendi edhe delegatë të tjerë, të cilët sipas tij, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Kuvend meqë kjo përbën shkelje të ligjit për liri të asociimit.

Në fund pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj Komitetit Ekzekutiv, Kuvendi Zgjedhor u mbyll me duartrokitje në kujtim të ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.