Përfundojnë pjesët e parë në Superligë, këto janë rezultatet në Gjilan, Skenderaj e Suharekë

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve hapëse të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen kryesore të javës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës 45 minutat e parë janë mbyllur me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

Ndryshe nga Gjilani, në Suharekë kishte shumë gola të shënuar në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.

45 minutat e parë në këtë ndeshje përfunduan me rezultat 4:1 në të mirë të djelmoshave të Ismet Munishit.

Golat për vendasit i shënuan Blend Baftiu dy herë dhe nga një herë Jetmir Topalli dhe Ermal Krasniqi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mërgim Pefqeli.

Në ndeshjen tjetër në Skenderaj, Drenica ka arritur të mbyllë pjesën e parë me epërsi të dyfishtë 2:0 ndaj Ferizajit.

Golat për Drenicën i shënuan Alban Shillova dha Hasan Hyseni.