Gjyqtari i njohur shqiptar, Bekim Zogaj është pensionuar, por bëhet me një punë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vet referi anësor përmes rrjeteve sociale.

Zogaj ishte pjesë e Federatës së Zvicrës dhe së fundmi mori pjesë edhe në Euro 2024.

Ai ka marrë një ofertë nga Federata “Helvetike” për të punuar si zëvendës-shef i gjyqtarëve.

“Çdo gjë ka një fund. Edhe karriera ime si gjyqtarë (asistent). Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, ndeshje në Euro 2024, në Champions League, Europa League, Conferencë League, Nations League edhe në shumë kampionate tjera.

“Pas kampionatit Evropian (Euro 2024) Federata Zvicerane më ka ofruar një pozitë si Zëvendës Shef i Gjyqtareve, dhe Shef i Asistentave ne Futbollin Profesional te Zvicrës. Nga data 1.10.2024 do ta marrë ketë detyrë. Paraqitjet ne Euro 2024 ishin ndeshjen e mija te fundit ne arenen nderkombëtare. Ne futbollin Zviceran do të vazhdojë deri me 30.9.2024.

“Dua ta falënderoj familjen, Federatën Zvicerane, Sandro Schärer dhe koleget tjerë për përkrahjen e tyre gjatë këtyre 14 viteve ne Futbollin Elitarë. Një faleminderim edhe për të gjithë ju, që më keni shkruar, respektuar, motivuar dhe kritikuar, edhe këshilluar gjatë këtij rrugëtimi te shkëlqyeshëm.”, ka shkruar Zogaj. /Ballkani.info