Mesfushori i Kosovës, Labinot Kabashi, ka vazhduar kontratën me Barcelonën edhe për dy sezone.
Ditë e rinovimeve të kontratave te Barcelona.
Pas trajnerit Ernesto Valverde, edhe ylli i Kosovës, mesfushori Labinot Kabashi, ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e La Ligas.
Barcelona në faqen zyrtare të saj njofton se Kabashi ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera.
🔵🔴📝 Labinot renova amb el Barça fins el 2021 👉 https://t.co/lFwWbhi7wv
🔵🔴📝 Labinot renueva con el Barça hasta el 2021 👉 https://t.co/vbRGmpg05F #FCBMasia #ForçaBarça🔵🔴 pic.twitter.com/gmqKTGzXKK
— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) February 15, 2019
Katalanët i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro, ndërsa ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të futet në skuadrën e parë.
Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vite, ndërsa shumë shpejtë pritet të operohet nga një lëndim tjetër në gju.







