Tifozja e Juventusit, Elena Di Martino e ka marrë një dhuratë të rrallë nga Cristiano Ronaldo.
Elena Di Martino e ka marrë një dhuratë speciale nga ylli portugez.
Tifozja e Juventusit u qëllua rastësisht me top në fytyrë nga ylli portugez dhe më këtë rast iu thye hunda.
Yllit portugez i erdhi shumë keq për atë që kishte ndodhur dhe menjëherë ra në kontakt dhe u takua me tifozen.

Si rezultat, asaj ia dhuroi një fanellë me numrin 7 dhe me nënshkrimin e tij, në takimin e tyre në qendrën stërvitore të Juventusit.
Ajo i ka postuar fotot në Facebook, ku shihet përkrah yllit të Juventusit.
“Dhurata ime për topin, një kampion në dhe jashtë fushës… CR7”, ka shkruar tifozja italiane.








