Pasi i humbi zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviqi shkoi të pushojë në Dubai

Pak ditë pasi humbi zgjedhjet në garën presidenciale në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq ka vendosur të relaksohet në plazh.

Pa e dorëzuar detyrën, Gjukanoviqi është parë në Dubai.

Politikani i famshëm malazez shihet nën një çadër duke lexuar libër.

Gjukanoviqi e dorëzoi dorëheqjen e tij si kreu i DPS-së menjëherë pasi humbi zgjedhjet presidenciale.