Pas vendimit skandaloz të MTI-së për lejimin e vajit të palmës, qumështarët paralajmërojnë radikalizim


Ministria e Tregtisë dhe Indrustrisë (MTI) ka vendosur që të hedh poshtë vendimin e mëparshëm rreth importit të vajit të palmës, vendim ky që ndalonte që produkti të importohet në Kosovë, shkruan Ballkani.info.

Ballkani.info ka raportuar ekskluzivisht për vendimin e ri që vaji i palmës të mund të futet ligjshëm në Kosovë, me dokumentet që ka siguruar.

LEXO EDHE:

Ballkani.info ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj për të marrë një prononcim lidhur me këtë vendim skandaloz së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Memaj për Ballkani.info ka thënë që kjo është një hakmarrje e ndaj fermerëve, dhe se vendimi i MTI-së për lejimin e këtij produkti është marrë vetëm 24 orë, pas protestës që kanë bërë kjo Shoqatë.

“Ne jemi takuar me grupet parlamentare të AAK-së dhe VV-së, i kemi treguar në hollësi për problemet tona dhe vendimin hakmarrës së qeverisë. Do të presim dy ose tri ditë, për të parë se ç’reaksion do të sjellin këto dy grupe, ndërsa në rastin tjetër, nëse kjo nuk funksionon, Shoqata jonë do të bllokoj rrugët”, tha Memaj. /Ballkani.info/