Pas takimit trilateral pritet deklarim nga Borrell

Janë bërë gati tre orë që kur takimi trepalësh ka nisur në ora 10:00 të mëngjesit në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe fascilitorëve të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, pritet që pas takimit të dalë në konferencë për media për të shpjeguar ecurinë e bisedimeve mes palëve.

Ndonëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar rreth bisedimeve, media opozitare serbe “Nova.rs” ka raportuar se simbas burimeve diplomatike të tyre Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE’së për zgjidhjen e çështjeve të targave.

Më tej, sipas tyre, as Albin Kurti “nuk është treguar më konstruktiv”, për çka, duke cituar burimet e tyre, kjo gazetë thotë se Kurti ka insistuar në konvertimin e tërësishëm të targave në RKS për ata që i mbajnë ato të paligjshmet “KM, etj”.

Më 22 nëntor kalohet nga masa e shqiptimit të qortimeve në ato të gjobave për vozitësit e këtyre veturave, ka lajmëruar dje Policia e Kosovës.

Josep Borell, ka thënë kategorikisht se “nuk mund të hyjmë në 21 nëntor” pa arritur një marrëveshje për targat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pret rezultat nga takimi trilateral BE-Kosovë-Serbi, po se ka shkuar “vetëm për t’ju dhënë arsye se Serbia nuk dëshiron zgjidhje”.