Ballkani.info ka raportuar dje ekskluzivisht se Federata Shqiptare e Futbollit ka vazhduar peshkimin tek Kosova për rrëmbimin e talenteve. Ani pse ata të zhvilluar te Kosova, kombëtarja kuqezi nuk tregon shumë respekt për FFK dhe po i bën oferta dardanëve.

Pasi ditë më parë mori kapitenin e skuadrës së Kosovës U21, Etnik Brruti, gjë e cila hapi shumë polemika, FSHF i ka vuri syrin një tjetër talenti të madh.

Fjala është për yllin e Prishtinës dhe skuadrës së Kosovës U21, Dion Gallapeni.

Kontaktet mes Gallapenit dhe FSHF-së, janë vu, por siç mësonte ekskluzivisht Ballkani.info, ylli dardan i ka thënë jo kësaj oferte dhe vazhdon të mbetet tek Kosova.

E për këtë që ka raportuar Ballkani.info, sot edhe zyrtarisht ka folur Gallapeni.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se për të dhe familjen e tij është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen e tij, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet.

Postimi i plotë: