Në Prishtinë ka filluar ndeshja e basketbollit mes Prishtinës dhe Pallacanestro Varese.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kupën e Evropës.
E si duket pas një dite me angazhime të shumta, kohë për të shikuar ndeshjen ka gjetur edhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në foton e siguruar nga Ballkani.info, Veseli shihet duke iu bashkangjitur tifozëve që ta ndjekë ndeshjen nga afër, shkruan Ballkani.info.
Pas mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës dhe vizitave të shumta të kryeparlamentarit në nder të Epopesë së UÇK-së, si duket Veseli ka gjetur pak kohë për relaksim. /Ballkani.info








