LAJMI I FUNDIT

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën “Minatori” – theren dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në Mitrovicë pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti teksa shtoi se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Ai bëri me dije se njësitet kompetente policore po merren me rastin.

Theksojmë se Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan në finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Yllit me rezultat 67:66.