LAJMI I FUNDIT

Pas mbledhjes së Qeverisë: Sllovenia zgjati kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë

Qeveria sllovene ka vazhduar edhe për 12 ditë, deri më 21 dhjetor, kontrollin e përkohshëm në kufijtë e brendshëm me Kroacinë dhe Hungarinë, me qëllim parandalimin e terrorizmit, ekstremizmit dhe krimit ndërkufitar, u njoftua pas seancës së qeverisë.

Lubjana vendosi kontrollin kufitar më 21 tetor, pasi Italia mori vendim të vendosë kontrollin në kufirin e brendshëm me Slloveninë, duke përmendur si arsye rrezikimin e rendit publik dhe sigurisë së brendshme, d.m.th. rreziku i shtuar i sulmeve terroriste në kontekstin e situatës në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, transmeton Ballkani.info.

Siç tha kohët e fundit ministri i Brendshëm Boshtjan Poklukar, Sllovenia planifikon të zgjasë kontrollin kufitar edhe për gjashtë muaj të tjerë nga 21 dhjetori për shkak të nivelit mesatar të kërcënimit të Sllovenisë nga terrorizmi dhe nivelit të lartë të kërcënimit nga terrorizmi në Bashkimin Evropian.

Qeveria tani po zgjat kontrollin sipas nenit 28 të Aktit Shengen, i cili mund të kryhet për maksimum dy muaj, deri më 21 dhjetor.

Pas kësaj, Sllovenia do të zbatonte zgjatjen e asaj mase sipas nenit 25 dhe nenit 27 të Kodit të Shengenit, i cili mundëson mbikëqyrjen e kufirit për gjashtë muaj. /Ballkani.info/