Mesfushori i njohur anglez, Adam Lallana, ka njoftuar se është larguar nga Liverpooli, pas një aventure gjashtë vjeçare.
Pas shpalljes kampion me Liverpoolin në Premier Ligë, 32 vjeçari ka njoftuar se nuk do jetë më pjesë e ‘Të Kuqve’.
Gazetari i ‘The Athletic’, James Pearce, ka shkruar se mesfushori anglez ka arritur marrëveshje me Brightonin, skuadër e cila edhe për sezonin e ri do jetë pjesë e Premier Ligës.
Sipas Pearce, Adam Lallana pritet që të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare me klubin anglez.







