Pas golit spektakolar, Shaqiri futet në ekipin më të mirë të xhiros

Ylli kosovar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së 25-të të ligës MLS të SHBA-së.

Shaqiri shkëlqeu në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit, të mërkurën.

Shaqiri asistoi në golin e dytë, ndërsa shënoi supergol për 3:0. Forma e Shaqirit është rritur ndjeshëm në xhirot e fundit.
Dhe me rritjen e formës së tij kanë ardhur edhe fitoret e Chicagos.