Pas eliminimit, tifozët e Hajduk Splitit futen në fushë për t’i sulmuar lojtarët (Video)

Hajduk Split është tronditur në shtëpi duke humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës.

Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar 0-2 në Maltë, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 1-3 duke i kushtuar me eliminim.

Pas ndeshjes, tifozët e pakënaqur u futën në fushë duke tentuar madje t’i sulmojnë edhe lojtarët, por gjithçka ishte vetëm verbale sepse konflikti fizik u pamundësua nga rojet e sigurisë.

Shumë tifozë u futën në fushë dhe vetëm vrapuan, duke mos pasur rastin të ofrohen.

Kanë qenë rreth 50 tifozë që nga tribuna e veriut pasi rënies së vërshëllimës së fundit i kanë kaluar pengesat dhe kanë vrapuar drejt fushës.