Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “dhuna ndaj serbëve në Kosovë, që kishte ndodhur 17 vjet më parë”, s’mund të përsëritet sepse Serbia do të ketë përgjigje “të qartë, serioze e adekuate”.
“Serbia s’do të lejojë tjetër masakër. Serbia, sikur kushdo tjetër, ka të drejtën të kujdeset për popullin e saj, shëndetin e tyre, sigurinë dhe mirëqenien të cilën, sikur kushdo tjetër, çdo serb ka të drejtë të ketë”, ka thënë ai në një mbledhje komemorative në Beograd në të cilën përkujtoheshin trazirat e marsit e që Serbia po i cilëson si “masakra në Kosovë”.
Ai ka thënë se Serbia po vepronte atë kohë pa armë e pa dëshirën për të hequr qafe dikë.
“Por kjo nuk do të thotë që Serbia do të lejojë dikë të përsërisë 17 marsin. Serbia nuk është e gatshme për këtë, e as s’do të jetë ndonjëherë. E drejta e jetës është e drejtë bazike dhe gjithmonë do ta mbrojmë atë”, ka thënë ai.
Por pas kësaj qytetarët kanë nisur një thirrje virale për raportim të presidentit serb në Instagram.
Postimi:
Pas deklaratave kërcënuese të Vuçiqit, kosovarët nisin raportimet në Instagramin e presidentit të Serbisë për gjuhë të urrejtes







