Paratë nuk janë gjithçka në futboll dhe pas mësimit që të gjithë morën nga Ajaxi që eliminoi nga Champions League skuadra si Real Madridi dhe Juventusi, një tjetër përrallë pas asaj të harkëtarëve vjen nga Polonia, aty ku Piast Gliwice ka fituar për herë të parë në histori titullin kampion dhe do të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League.
Piast ështeë një ekip me buxhet 10-herë më të vogël se Legia Warsawa por arriti të linte pas në kampionat gjigandët e Polonisë. Një sukses i ardhur edhe me matematikë, pasi tashmë avantazhi me vendin e dytë, Legia Warsawa, është katër pikë, ndaj në 90 minutat e fundit do të luhet për prestigj.
Një triumf që erdhi në sajë të 3 pikëve përballë Lech Poznan. Bëhet fjalë për suksesin e parë historik për Piast, skuadra me më shumë fitore dhe më pak humbje këtë kampionat në Ekstraklasa.
Historia e një klubi të themeluar në vitin e largët 1945 nga disa polakë që ishin detyruar të braktisnin tokën e tyre (në Ukrainën Perëndimore), skuadra kaloi 32 sezone në divizionin e dytë polak, përpara se të arrinte elitën për herë të parë në vitin 2008.
Emri vjen nga dinastia Piast, që udhëhoqi Poloninë në vitet e para të Pavarësisë deri në vitin 970.







