Para nisjes për në Gjeorgji, lojtarët e Kosovës shihen duke pirë cigare

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.

Në fotot e siguruara nga KosovaPress, shihen lojtarët e futsallit të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues duke konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit “Adem Jashari”, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.