Një vajzë e re ka rënë pre e dhunës të një gruaje tjetër dhe kjo sepse kishte kryer marrëdhënie seksuale më të dashurin e saj.
Gruaja që dhunon vajzën është nga Shkodra ndërsa videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania duket se gruaja e ka marrë “peng” në një dhomë vajzën e re dhe e pyet se si ndodhi tradhtia ndaj saj.
Fillimisht duket sikur thjesht po dëgjon por në momentin kur vajza pranon se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e gruas kjo e fundit e kap për flokësh dhe e dhunon duke e ofenduar dhe degjeneruar me fjalët më të ulëta. Vajza i lutet për mëshirë ndërsa i bën be me kryqin se i ka treguar gjithçka ka ndodhur madje ajo tregon se më tej djali në fjalë e ka kërcënuar që nëse tregon do ketë telashe.
Më poshtë keni videon ku shihet një grua duke rrahur fortë dhe duke i ushtruar dhunë psikologjike të resë.







