Kamenicë

Pamje të reja ku shihen ushtarët serbë duke patrulluar në Kosovë

Xhandarë serbë sot kanë kaluar nga territori i Kosovës duke shkaktuar shqetësim dhe terrorizim te qytetarët e zonës kufitare të Kamenicës, në Karaçevë.

Nga patrullimi i tyre po vazhdojnë të dalin pamje të reja.

Për këtë pati shumë reagime. Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati i shkroi edhe letër zyrtare presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Kastrati tha se kjo është bërë e përsëritshme.

“Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë”.