Pamje të reja të xhandarmërisë serbe, shetitën lirshëm brenda territorit të Kosovës FOTO

Ish-kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli ka publikuar një foto të re ku shihet xhandarmëria serbe në Karaëevë të Kamenicës.

Ky eshte njoftimi i Shaip Surdullit, ish kryetar komune dhe banor i Karaçevës:

Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.

Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.