NATO

Osmani: Urime mikut tonë të dashur, Rutte!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mark Rutten për emërimin e tij në krye të NATO-s.

Osmani e ka cilësuar Rutten si mik të dashur të Kosovës, ndërsa tha se lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.

“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u emërimin si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën!”, shkroi Osmani.

Ajo shtoi se gjatë viteve kanë punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe se nuk ka dyshim se bashkëpunimi i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re.

“Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, shkroi Osmani në “X”.