Operohet me sukses futbollisti i Lirisë, falënderon mjekun dhe presidentin Ademi

Portieri i klubit të Superligës, Fc Liria, Drilon Hodaj ka kryer sot me sukses operimin, nga ku ka dal i kënaqur dhe shpreson qe sa me shpejt te rikthehet ne “aksion”.

Hodaj, me anë të një postimi në facebook, është shprehur falënderues ndaj Zotit që e kaloi me sukses sfidën, por nuk ka lënë pa e përmendur mirënjohjen ndaj mjekut që ka kryer operimin, por edhe FFK-në dhe Agim Ademin të cilët kanë mbuluar shpenzimet e këtij operimi.

Duket se sporti kosovar po përjeton momentet më të mira të saja ndonjëherë, kjo pasi që tashmë futbollistët përqendrimin kryesor e kanë në fushë për të dhënë maksimumin, ndërsa për lëndimet, kujdeset tashmë FFK-ja.

Ja postimi i portierit Hodaj:

Elhamdulilah, falenderoj Zotin qe ma mundesoi ta kaloj me sukses kete sfide!

Gjithashtu falenderoj Dr.Agron Mahmutin per operimin e suksesshem te gjurit!

Faleminderit FFK-se me kryetarin Agim Ademin per heqjen e te gjitha shpenzimeve te operimit!

Me ndihmen e Zotit do te kthehem edhe me fuqishem. Shihemi ne sfidat e radhes!

D.H.12