Real Madridi

Objektivi i shumë ekipeve të mëdha evropiane zgjedh Real Madridin si destinacionin e radhës

Planifikimi i ekipit për sezonin e ardhshëm tashmë ka marrë përparsësi në zyret e klubit të Real Madridit.

Krahas transferimeve të mundshme të Kylian Mbappe dhe Alphonso Davies, ‘Los Blancos’ duket se nuk e kanë lënë anash as pozitën e qendërmbrojtësit.

Pasi nuk arritën që të transferojnë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit, Real Madridi duket se do të përforcohet në këtë pozitë me talentin francez Leny Yoro.

Real Madridi i ka dhënë prioritet nënshkrimit me Yoron

Në të vërtetë sipas MARCA, Leny Yoro është bërë prioriteti kryesor i Real Madridit dhe transferimi i tij duket se ka avancuar.

Agjenti i lojtarit Jorge Mendes ka informuar Real Madridin se negociatat me Lille do të nisin së shpejti.

Yoro ka vendosur për Real Madridin

Për më shumë, raporti argumenton se Leny Yoro është i bindur se ekipi i tij i ardhshëm do të jetë Real Madridi.

Krahas faktit që ai po kërkohet nga një numër i madh klubesh si PSG dhe Chelsea, adoleshenti francez është i etur për të veshur fanellën e bardhë.

Se a do të realizohet ëndrra e kalimit në Madrid menjëherë këtë sezon, apo duhet të pres edhe më shumë, mbetet të shihet.