“Nxehet saçi” në Serbi, Blinken merr në telefon Vuçiqin ndërsa Chollet takon Daçiqin

Pas telefonatës që Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, ia bëri presidentit serb, Aleksandër Vucic, duke e falënderuar për qëndrimin konstruktiv dhe të hapur ndaj Propozimit Europian, në anën tjetër këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, takim të cilin e përshkroi si të mrekullueshëm.

“Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me Ministri e Jashtëm serb Dacic. Rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon.” ka shkruar Chollet.

Ndërsa para këtij takimi, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka falënderuar, Vucic’in për qasjen ndaj Propozimit Europiane, përmes një bisede telefonike që kanë zhvilluar të mërkurën mbrëma.

“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar Blinken.