Nuk ndalen protestat në Bjellorusi/ Civilë të maskuar tërheqin zvarrë studentët, mbi 30 të arrestuar

Deri në 30 persona janë arrestuar, për pjesëmarrje në protesta, të konsideruara të paligjshme në Bjellorusi.

Agjentët e maskuar të sigurisë kanë tërhequr studentët nga rruga dhe i dërguan nëpër furgonë, teksa protesta të reja kanë shpërthyer në Bjellorusi kundër presidentit në detyrë Aleksandër Lukashenko.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, , studentët organizuan protesta në disa vende në kryeqytet, përfshirë jashtë Institutit Gjuhësor Shtetëror të Minskut, ku policia kishte arrestuar pesë persona të premten, kanë raportuar mediat lokale bjelloruse.

Diku tjetër burra të maskuar tërhoqën zvarrë studentët të cilët ishin mbledhur në një restorant në rrugën Karl Marx në qendër të Minskut, ndërsa disa nga protestuesit bërtisnin “tribunal”.

Mijëra gra më vonë mbajtën një marshim të veçantë nëpër Minsk  pasdite, duke thirrur “duart larg fëmijëve” si një nga parullat e tyre, shkruan Reuters.

Një ish-menaxher i fermës kolektive sovjetike, Lukashenko ka luftuar të përmbajë një valë protestash dhe grevash masive që kur fitoi një mandat të gjashtë në zgjedhjet muajin e kaluar, për të cilët kundërshtarët thonë se ishin manipuluar. Ai mohon mashtrimin elektoral.

Lukashenko më parë ka hedhur poshtë pandeminë e koronavirusit si një “psikozë” që mund të trajtohet duke pirë vodka dhe duke marrë sauna.

Mirëpo, të shtunën, Lukashenko tha se protestuesit dolën në rrugë dhe kreu i shtetit deklaroi se “ata përbëjnë rrezik në përhapjen e Covid-19”.