Nuk mjaftoi përleshja e Carrascos – Simeone përplaset edhe me trajnerin e Feyenoordit e gjyqtarët në miqësore

Diego Simeone ka shfaqur edhe një herë temperamentin e tij dhe kjo nuk është një gjë e rrallë nga ana e tij.

Trajneri i Atletico Madridit njihet si një person që kalon shpejtë në limitet e nervozes dhe kjo u pa në miqësore ndaj Feyenoordit.

Argjentinasi fillimisht shkoi t’i qetësonte gjakrat në përleshjen mes Yannick Carrascos e një lojtari të Feyenoordit.

Por, pas ndeshjes, Simeone u përplas me trajneri e skuadrës holandeze Arne Slot dhe me gjyqtarët e takimit, duke mos u pajtuar me veprimet e marra e të bëra gjatë takimit.

Nervoza e tij u kap edhe nga kamerat, derisa strategu i Los Rojiblancostentonte të sqaronte situatën.