“Nuk mban premtimin” Banori rom rrëzon propagandën e Edi Ramës me të pastrehët nga tërmeti

Demokratët denoncuan abuzimin që sipas tyre qeveria po bën me bonuset e qerasë. Selia blu publikoi një dokument të Bashkisë Durrës, ku renditen familjet te cilat përfitojnë bonus qiraje, duke evidentuar ne liste emrin e Armand Bashës, kryetar i Partisë Socialiste në Manzë, babit të tij Hysni Basha dhe gjyshit Murat Basha.

Sipas Partisë Demokratike militantët e Partisë Socialiste po marrin qira të shumëfishtë edhe pse jetojnë bashkë. Por ky nuk ishte denoncimi i vetëm. Nga zona e Qerretit të Katundit të Ri kryetari demokrat Lulzim Basha bëri publike rastin e një akt eskpertimi të një shtëpie të verifikuar tre herë me rezultate të ndryshme.

“Të vijë inxhinieri dhe ta firmosë. Sepse nuk ka inxhinier ta firmosë shtëpinë në këtë gjendje. Inxhinieri që firmos se kjo është e banueshme, shkon në burg. Dhe njerëzit që ju thonë futuni se është e banueshme, pa firmë, edhe ata do të shkojnë në burg. Edhe ata që ju thonë dhe i mësojnë që t’u thonë banorëve futuni në banesa të shkatërruara, edhe ata duhet të shkojnë në burg, nga i pari tek i fundit”, shprehet Basha.

Lulzim Basha kërkoi që instancat ti japin banorëve akt ekspertimi zyrtar për sigurinë e banesave në mënyrë që të shmangen tragjeditë në të ardhmen.