“Nuk kam asnjë dyshim se Pogba do të qëndrojë në Manchester United”

Ole Gunnar Solskjaer është i qetë sa i përket spekulimeve për të ardhmen e Paul Pogbas. Ai beson se mesfushori francez do të qëndrojë te “Djajtë e Kuq”.

Paul Pogba është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi, interesim që e ka joshur edhe vet lojtarin dhe raportohet se dëshiron me çdo kusht të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Por, pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror në Angli, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, tha se beson se Pogba do të vazhdojë ta veshë fanellën e Man Unitedit.

“Nuk kam asnjë lloj dyshimi se Pogba do të vazhdojë me ne bë fund të verës. Këtu, në Manchester United”, tha Solskjaer.

Pogba nuk luajti në miqësore kundër Milanit sipas Solskjaer për shkak të disa problemeve me shpin, ndërsa “El Chiringuito TV” raportoi se mungesa ishte për shkak se lojtari është lodhur me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që nuk po e lejojnë t’i bashkohet ekipit të Zidanit.

“Mesiguri Pogba do të kthehet në stërvitje javën tjetër. Nuk është i lënduar, ka vetëm dhimbje dhe nuk kemi dashur të rrezikojmë me të. Do të duhej të ishte gati për ndeshjen kundër Chelseas. Shtoi Solskjaer për Pogban.