Ylli kosovar

Nuk ka të ndalur Zhegrova, shënon gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Lille

Lille ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lorientit, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit francez.

Një ndër lojtarët më të mirë në fushë për ekipin francez ishte edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i cili shënoi një gol fantastik në çastet e fundit të ndeshjes.

Po luhej minuta e 93-të kur Zhegrova me një goditje nga një distancë e largët arriti të mposht portierin kundërshtar për rezultatin 3-0.

Ky ishte goli i dytë i Zhegrovës në këtë edicion të ri të garave në Ligue 1, teksa ai numëron edhe katër asistime.