VIDEO

“Nuk ka të ftohtë ky?”, Erdogani pyet këshilltarin për Ramën, momenti i veçantë në pritjen e kryeministrit shqiptar në Ankara

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është “shqetësuar” për homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.

Në një video të publikuar nga kreu i qeverisë shqiptare në llogarinë e tij në Instagram, Erdogan pyet këshilltarin e tij shqiptar, Sabri Demirin, “a nuk të ftohtë ky? (për Edi Ramën)”.

“Sabriu s’ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë”, tha Rama.

Më pas, Erdogan hoqi shallin e tij.