Në dhomat e zhveshjes te Real Madridi paraqitet një klimë e tensionuar për uellsianin Gareth Bale.
Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, sulmuesi 29-vjeçar ka prishur hapur marrëdhëniet me pjesën tjetër të grupit “merengues”.
Situata duket e vështirë për t’u menaxhuar dhe muri i krijuar mes palëve u bë akoma më evident në sfidën ndaj Levantes, ku Gareth Bale pas shënimit të penalltisë, që rezultoi vendimtare në rezultatit e takimit, refuzoi përqafimin e Lucas Vazquez.
I bezdisur dhe i revoltuar nga disa thashetheme që kanë qarkulluar mbi jetën e tij nga ana e Marcelos dhe Courtois, të cilët janë shprehur se Bale është një karakter shumë i izoluar, uellsianinë Madrid por jeton vërtet një periudhë izolimi, duke qenë se ka prishur raportin me organikën e klubit mbretëror.
Së fundmi ka humbur dhe statusin e titullarit, sinjale këto që konfirmojnë se mungesa e kimisë mund të ketë domethënie në sesionin e ardhshëm të merkatos, kur parashikohet edhe largimi i tij.







